Provat/ Pajisje regjistrimi në formë pakete, celularë e para, çfarë sekuestroi SPAK gjatë kontrolleve për arrestimin e Çyrbjes

SPAK ka ushtruar kontrolle intensive mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës, gjatë operacionit për arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbjes, kunatit të vëllait të tij, Ahmet Masha, si edhe për kapjen e Altin Hajrit, por ky i fundit nuk është gjetur dhe prej 4 vitesh është në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

Agjentët e BKH kanë sekuestruar 5 celular, 1100 euro, dokumente pronësie, hard disk të jashtëm, por ajo çfarë ngjall edhe më shumë interes është një pajisje regjistrimi në formë pakete.

Sigal

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;