SPAK ka ushtruar kontrolle intensive mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës, gjatë operacionit për arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbjes, kunatit të vëllait të tij, Ahmet Masha, si edhe për kapjen e Altin Hajrit, por ky i fundit nuk është gjetur dhe prej 4 vitesh është në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.
Agjentët e BKH kanë sekuestruar 5 celular, 1100 euro, dokumente pronësie, hard disk të jashtëm, por ajo çfarë ngjall edhe më shumë interes është një pajisje regjistrimi në formë pakete.
Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. Pesë telefona celularë;
2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5. Dokumente pronësie, etj;