Protestuesit ndezin qirinj për Lear Kurtin brenda rrethimit të Ministrisë së Brendshme

86
Sigal

Vijon protesta pas vdekjes së 32 vjeçarit, Lear Kurti në duart e policisë.

Disa prej protestuesve janë lejuar brenda kordonit të policisë për të ndezur qirinj në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Policia ka lejuar vetëm një pjesë të qytetarëve që të ndezin qirinj.

Vdekja e Kurtit ka shkaktuar zemërim e revoltë te qytetarët.

Ditën e djeshme janë publikuar dy video që rrëzojnë versionin e policisë së shtetit për ngjarjen. Laer Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon, ndërkohë që policia i është vënë në ndjekje dhe jo duke qëndruar përballë një biznesi, siç deklaruan autoritetet. Gjitahshtu, i ka qenë në gjendje majft të rënduar shëndetësore në momentin që policia e ka kapur, por në vend të dërgohej në spital, ku mund t’i ishte shpëtuar jeta, policia e shoqëroi në komisariat, ku gjeti vdekjen.