“Drejtësi për Learin”/ Një orë protestë nga Ministria e Brendshme tek Kryeministria! Tubimi i ardhshëm do të njoftohet në rrjete sociale

98
Sigal

Ashtu siç është paralajmëruar në rrjete sociale, qytetarët kanë dalë sot në protestë për vdekjen në mënyrë misterioze të 32-vjeçarit Lear Kurti.

Protestuesit u mblodhën përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme ku pas rreth 45 minutash, kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Thirrjet për protesta janë mbështetur edhe nga Partia Demokratike.

Kjo është protesta e dytë e qytetarëve. Protesta e parë u zhvillua të premten (21 tetor), ku dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për Lear Kurtin.

Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku ndezën edhe disa qirinj në formë homazhi për 32-vjeçarin.