Protesta / Qytetarët tentojnë përsëri të shkatërrojnë pemën tek sheshi

305
Sigal

Protestuesit janë zhvendosur tek sheshi Skënderbej, ndërsa raportohet se kanë tentuar që të shkatërrojnë pemën e Krishtlindjeve.

Burimet raportojnë se policia është përgjigjur me gaz lotsjesllës. Më pas, turma është shpërndarë dhe është nisur drejt Zogut të Zi.

Kujtojmë se në protestat e ditëve të mëparshme, një pjese të kësaj peme që është edhe simboli i Krishtlindjeve në kryeqytet iu vu flaka. Për këtë arsye, teksa afrohej orari i nisjes së protestës, ky objekt u rrethua me gardh metalik.