Protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Korçë / Qytetarët përplasen me policinë me gurë dhe zjarr

260
Sigal

Një grup qytetarësh kanë protestuar ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia.

Dhjetra qytetarë janë mbledhur para bashkisë duke djegur ndërkohë edhe zbukurimet e festave të fundvitit.

Gjatë protestës ka patur edhe goditje me gurë ndaj xhamave të bashkisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës.

Situata mbetet e tensionuar në qytetin e Korçës, me qytetarë që shprehen se nuk ka kuptim që të festohet ndërkohë që ka vdekur një i ri për shkak të plumbave të policisë.

Ky ka qenë edhe arsyetimi i djegies së zbukurimeve në qytet.