Vizita e Erdogan në Tiranë, nesër do të bllokohen disa akse rrugore/ Ja oraret që duhet të shmangni

239
Sigal

Me mbërritjen e presidentit turk Erdogan nesër në Tiranë do të bllokohen disa akse rrugore.

Të gjitha rrugët që do të bllokohen:

• Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.

• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.

• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirane, duke dilluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.

• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në te dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalese per në unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 vellezerit Kondi, rrugën Arben Broci, rrugën Faik Konica, rrugën Dervish Hima, rrugën Asim Zeneli, rrugën Qamil Guranjaku, rrugën Ismail Qemali, rrugën Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• në Blv. Deshmoret e Kombit, rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugën Myslym Shyri, rrugën 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në oren 16:30.

• në rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugën e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në oren 18:00.

• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet në hyrje dhe dalje per në rrugën e Elbasanit, unazen e madhe, rrugën Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.

• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet r subjekteve qe kane parkime te rezervuara në rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh Ë Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie në rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

Sipas të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.