Protesta / Pasi dogjën bredhin në qendër, qytetarët zhvendosen te drejtoria e policisë

260
Sigal

Protestuesit janë zhvendosur tashmë para Drejtorisë së Policisë, ndërsa i kanë vënë flakën edhe disa kazanëve të plehrave në rrugë.

Më parë ata ishin te Sheshi “Skënderbej”, ku prishën zbukurimet për festat e fundvitit si dhe i vuan flakën pemës së Krishtlindjeve.

Protesta vijon prej më shuam se tre orësh, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen deri sa të vendoset drejtësia për Klodian Rashën, i riu që u vra një ditë më parë nga një polic.