Protestuesit, të ngritur për vrasjen e Klodjan Rashës, janë zhvendosur nga kryeministria duke u rikthyer sërish te Ministria e Brendshme.
Ata kanë sulmuar godinën me gurë, duke thyer xhamat e ndërtesës.
Disa prej tyre arritën të hapin një nga dritaret e ministrisë, duke i vënë flakën njërës prej perdeve.
Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve


















