Protesta/ Nuk tërhiqen qytetarët te Kryeministria, thyejnë xhamin e derës kryesore

543
Sigal

Vijon të jetë e tensionuar situata te kryeministria, ndërsa protestuesit po tentojnë që të thyejnë xhamin e hyrjes kryesore.

Një i ri është treguar më këmbëngulës në qëndrimin e tij, duke u përpjekur që përmes një leve të thyejë xhamin, por është përballur me ujin dhe me gazin lotsjellës që është hedhur nga ana e gardës.

Brenda kryeministrisë mësohet se ka vetëm punonjës të gardës, ndërsa siç e kemi theksuar dhe më herët kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës.