Nisin reshjet! Diell në mëngjes, temperaturat do të zbresin deri në 4°C

64
Sigal

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 10/19 Diell shi

Kukës 6/18 Diell re

Lezhë 10/20 Diell shi

Dibër 4/16 Re diell

Durrës 13/23 Diell re

Tiranë 13/23 Diell re

Elbasan 10/23 Diell re

Berat 7/21 Diell re

Vlorë 11/20 Diell shi

Korçë 6/16 Diell re

Gjirokastër 8/20 Diell shi

Sarandë 10/20 Diell shi.