Lukaku në periudhë shterpësie, Tuchel mendon për gjigantin norvegjez

166
Sigal

Pak muaj më parë Chelsea shpenzoi 115 milionë euro për të blerë kartonin e Romelu Lukakut, megjithatë belgu duket se nuk po bind sa duhet, pasi nuk po shënon prej 6 javësh dhe menjëherë kanë nisur zërat e merkatos.

Së fundi ka qenë trajneri Thomas Tuchel, që duke marrë çmimin trajneri i vitit nga e përditshmja gjermane Bild, ka folur për mundësinë e afrimit të sulmuesit norvegjez Erlind Haaland, i cili po shkëlqen me Borussia Dortmund dhe ndiqet nga më të mëdhatë e Europës.

“Kemi folur shumë për Haaland gjatë verës së kaluar, por nuk mundëm ta marrim dhe më pas nënshkruam me Lukakun. Erling është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe natyrisht që flasim shpesh për të, por të shohim nëse do të mund ta marrim në merkaton e verës së ardhshme”, deklaroi gjermani.