Protesta në Vlorë / “Drejtësi për Klodianin”, policia të ristrukturohet

283
Sigal

Vendi është përfshirë në protesta për vrasjen e Klodian Rashën nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj.

Ndonëse Vlora në krahasim me qytetet e tjera ka pasur një protestë më pak të revoltuar sërish mesazhi është i njëjtë “Drejtësi për Klodianin”, duke kërkuar liri dhe barazi për të drejtën e jetës.

Ketë të dielë , edhe pse të pakët në numër , qytetarët shihen duke protestuar në qytetet me pankarta në duar duke kërkuar  “Drejtësi për Klodianin”.

Të vendosur përpara Drejtorisë së Policisë një nga qytetarët pjesëmarrës në protestë shprehet se sipas tij duhet ristrukturim i policisë dhe Policia e Shtetit të heqë dorë nga arroganca dhe dhuna.