Protesta në Shkodër / Procedohet penalisht kreu i bashkisë së qytetit

228
Sigal

Voltana Ademi është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës e akuzuar si organizatore e protestës së të shtunës ku u  shkatërrua dhe u dogj e selia e Partisë Socialiste në ketë qytet. Një ditë më parë edhe kryebashkiakja paditi drejtuesit e uniformave blu te qytetit verior. Pasi sipas saj nuk reaguan edhe pse u lajmëruan prej saj për dhunën e nisur nga protestues që sipas saj nuk kishin lidhje me PD.

Partia Demokratike nuk ka organizuar asnjë protestë. Fakti që nuk ndërhyhet dhe përkundrazi është një hakmarrje nga Policia e Shtetit. Mua nuk më trembin, të hetohet deri në fund”, deklaroi Ademi.

Policia akuzon 8 persona si organizatorë të kësaj proteste, me qëllimin që të shkaktonin trazira. Procedimi është nisur edhe për 17 minorenë të cilët akuzohen për shkatërrim prone.

Ndërkohë 21 të tjerë do ndiqen penalisht për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Mes personave të proceduar është edhe bashkëshorti i Voltana Ademit, Franc Mjeda.

Policia ka nisur procedim penal edhe për shefin e zjarrfikësve të Shkodrës Ritvan Bushati dhe një punonjësi tjetër të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë reaguar me vonese pas njoftimit për zjarrin në selinë e partisë socialiste.