Protesta në Durrës, policia nis shoqërimet e të rinjve / Familjarët thirrje : Lirojini

301
Sigal

Mbrëmjen e sotme për të tretën natë radhazi në Durrës u protestua për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë në Tiranë. Në tubim nuk munguan incidentet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve, ndërsa në fund efektivët kanë shoqëruar disa persona, pjesa më e madhe të rinj. Burimet kanë bërë me dije emrat e disa prej personave të shoqëruar.

Disa nga të shoqëruarit në komisariat në Durrës

Fatjon Sylisufaj

Francesko Rama

Fatmir Topi

Admir Axhami

Oljan Abazi

Alfred Dafku

Armand Rrodhe

Amarildo Lala

Adem Dema

Por familjarët akuzojnë policinë se i ka shoqëruar pa të drejtë se nuk kanë bërë asgjë, vetëm se ishin në rrugë. Familjarët kërkojnë nga policia lirimin e tyre menjëherë.