Arrestohet Edison Begaj, u plagos dy javë më parë në atentat

237
Sigal

Një operacion i Forcave RENEA u zhvillua këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, në zonën e Lungomares.

Deri më tani raportohet për disa persona të shoqëruar. Burime mediatike bëjnë me dije se është ndaluar edhe shtetasi Edison Begaj.

Ky i fundit u plagos me disa plumba mbrëmjen e 29 majit në Kaninë, pranë banesës së tij. Ndërkohë që raportohet se sot u kap i armatosur.