Protesta e pedagogëve/ Xhixho: Kërkesat e tyre janë të drejta për trajtim financiar dinjitoz dhe të kërkimit shkencor

106
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë thirrje për mbështetje të protestës kombëtare të thirrur nga pedagogët këtë të hënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho thotë se e ardhmja e vendit është arsimi ndaj kërkesat e pedagogëve janë të drejta.

“Në mbështetje të pedagogëve, stafeve akademike dhe studentëve në kërkesën e tyre të drejtë për trajtim financiar dinjitoz dhe financim të kërkimit shkencor.

E ardhmja është arsimi!

Sot në orën 11:00, përsëri të gjithë bashkë te Korpusi Qendror!”, shkruan Xhixho.