Protesta e PD në Lezhë, qytetarë nga i gjithë veriu bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit

541
Siç u paralajmërua edhe ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të bllokuar disa nga rrugët kryesore të vendit, disa qytetarë të Lezhës kanë dalë në rrethrrotullimin e Milotit në Lezhë.
Me pankarta në duar ku shkruhej “Duam punë” apo “Qeveri teknike”, dhjetëra mbështetës të opozitës bllokuan rrugën në orën 11:00 duke i kërkuar largimin kryeministrit Edi Rama.
Sigal