Basha i bashkohet protestës së opozitës tek Sheshi ‘Shqiponja’

513
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur marshin e tij të protestës nga Sheshi ‘Shqiponja’.
Kjo zonë është pika hyrëse në kryeqytet që u bllokua që prej orës 11:00, deri në orën 12:00, kohë që është përcaktuar të mbarojë dhe protesta. Në krah të Bashës ndodhet dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Mësohet se lideri i opozitës, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, do të mbajë një fjalim para protestuesve.
Ai është ulur këmbëkryq mes protestuesve, ndërsa gjithçka deri tani raportohet se është paqësore.
Raportohet se nga bllokimi i trafikut është krijuar një radhë e gjatë trafiku, ku shumë makina kanë mbetur të bllokuara në autostradë.
Sigal