Protesta e banorëve të ‘5 Majit’ para kuvendit, e moshuara: Dua shtëpi

185
Sigal

E moshuara e cila ka mbetur e pastrehë pas shembjes së banesës së saj te zona e ‘5 Majit’ është bërë pjesë e protestës së banorëve përballë Parlamentit.

Ajo u shpreh se ka ardhur në protestë paqësisht, duke mos pasur armë me vete.

‘Unë dua prej shtetit të më hapë derën, një nënë 78-vjecare, s’kam çfarë ha. Kam marrë telefonata nga Amerika, këtu jo.

Mu rrethua shtëpia. S’kam armë asgjë, ne duam të drejtën tonë, ta marrë vesh Rama dhe bukuroshët deputetë.

Unë dua shtëpi, të jetoj normalisht, kaq kërkoj nga shteti’– tha e moshuara.