Hyqmet Zane: 21 janari 2011 dhe 8 janari 2022 si teori dhe praktikë e rilindjes

185
Sigal

 

Tani paratë nuk i kanë serbët, por oligarkët e qeverisjes, që janë fuqizuar deri edhe në mbrojtjen e një godine të PD me metoda fashiste që nuk ka mendje të ftohtë që t’i japë shpjegime veç të thotë se strategu është ai që diti të bëjë 21 janarin dhe që tallet me viktimat e asaj dite në çdo 21 janar dhe bën teatrin e rradhës.

 Erdhi dhe iku përsëri 21 janari i famshëm i dramës dhe përsëri u luajt tragjikomedia si ajo e 11 vjetëve më parë. Të njejtët aktorë dhe i njejti regjisor, që po luan tashmë në teatrin e hapur të Shqipërisë si ai teatri i vërtetë është mbushur si mesazh se kjo qeverisje do t’i luajë të gjitha komeditë dhe dramat vetë me mandatin e blerë bashkë me ambasadën e Yri Kim.

Për ato ditë ngjarjesh të dhunshme si ajo e 21 janarit 2011, shumë miq dhe studiues më kanë dërguar e-mail në atë kohë në lidhje me situatën duke bërë edhe analiza për shkaqet dhe nxitjet, për aktorët dhe përfundimet, që u arritën. Kuptohet që këta miq me nivele të larta intelektuale dhe studimesh kanë arritur në përfundime se ajo që ndodhi në atë ditë të premte të zezë nuk ishte thjesht një reagim si pakënaqësi e një videoje, por një rrjedhim logjik dhe përfundim ekstrem i kreut të Rilindjes alla Edi Rama, që me vetëdije të plotë të porositur dhe të nxitur, me taktika tipike komuniste kërkon të zbatonte strategjitë më ogurzeza ndaj të ardhmes së shqiptarëve.

Situata me një dhunë ekstreme e një grupi njerëzish të rekrutuar nga segmente të majta me qëllime të mbrapshta dhe kriminale për mposhtjen dhe uljen në gjunjë të shtetit, është e denjë për vende ku s’ka shtet apo ka diktaturë dhe ku kërkohet një mbijetesë njerëzore. Kurrësesi Shqipëria nuk është as Tunizi e as ndonjë shtet tjetër Afrikan a kudoqoftë, ku mund të zbatohen strategji të këtij lloji me vrasje, me djegie, me dhunë e me kriminelë të porositur e të paguar.

Ndoshta edhe ajo që ndodhi më 8 janar 2022 në selinë e PDSH duket se ka të njejtin model të huazuar nga mjeshtri i përdorimit të hunjëve dhe gazit lotsjellës deri edhe helmues. Nëse atëherë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm për qeverisjen e Berishës, duket se hakmarrja e tij tashmë nuk ishte ndaj një turme socialiste, por ndaj demokratëve dhe vetë Berishës, që nuk e kishte menduar se kishte ngrohur një gjarpër në gji në një dimër për ta sulmuar dhe helmuar shpirtin demokratik të një lideri historik.

Skena të tilla, historikisht janë si ato të jakobinëve mbi Bastijën në Paris të Francës, si ato të leninistëve ndaj Pallatit të Dimrit në Shën Petërburg të Rusisë, apo si goditja me top e Asamblesë Kombëtare nga komunistët në Tiranë. Këtë krahasim e bëj për arsyen e vetme se këto tri insitucione të sipërpërmendura ishin legjitime në shtetet e tyre përkatëse ndaj dhe veprimi i bërë për sundimin e tyre rrjedh nga segmente ekstreme që në histori morën emrin komunist, sepse vetëm në atë formë ata dinë ta marrin pushtetin. Në rastin konkret, ajo që bëri Edi Rama në atë ditë të zezë, u krye në kushte të pafavorshme ndaj një insitucioni demokratik nga njerëz me mbështetje politike të PS, që njihet si grusht shteti i pastër. Aq më tepër, që u krye në kushte paqeje në një vend ku demokracia u vendos para 20 vjetësh pas rënies së diktaturës dhe shembjes së diktatorit.

Këtë e di mirë edhe Lulzimi dhe Gazi-69 që tanimë është bërë usta i ekzekutimeve dramatike të skenarëve për të vrarë demokracinë si një mashë e përdorur nga dora e Edvinit apo Erionit që i ka merak si atë 21 janar pushtimin e institucioneve si ky i FSHF, që kërkon ta pushtojë me çdo kusht edhe si hakmarrje ndaj Presidentit të Republikës, që kurrësesi nuk pajtohet me skenarë të tillë ogurëzinj.

Komuniteti ndërkombëtar në një situatë të tillë si në asnjë rast tjetër për këtë vend u shpreh si në kor “ruani dhe mos cënoni insitucionet demokratike, nuk është dhuna rruga e marrjes së pushtetit, zgjedhjet e përgjithshme do zhvillohen në 2013” çka na jep të drejtën të bëjmë paralelizmin se qëndrime të tilla nuk janë mbajtur për zgjedhjet e 25 prillit 2021 kur ambasadorja jonë e Amerikës në Tiranë i shpalli të vjedhurat legjitime.

Në këto kushte, siç më shkruante në atë kohë historiani shqiptar Rasim Bebo me banim në Çikago SHBA, kjo është një strategji e spikatur tipike e Ramis Alisë për të zbatuar në këtë vend ato element, që i ngjajnë rikthimit të komunizmit në forma të tjera të përcaktuara në Katovicë, siç edhe dëgjojmë të thuhet. Bebo thotë se “P.S. e degës së Athinës me urdhër të Edi Ramës rekrutoi një grup shqiptarësh me ndihmën e qeverisë greke për t’i vënë flakën Shqipërisë, ata lëviznin me nga një leje të posaçme për kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinë është shtuar më tepër për arsye se Shqipëria është renditur për këtë vit në top 10 vendet e globit, që duhet vizituar gjatë 2011-ës për turizmin dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë”.

Ku ta dinte i miri Rasim bebo se një model i tillë do të imitohej edhe nga Lulzim Basha ndaj demokratëve që e votuan për të ndryshuar systemin dhe ai ndryshoi qëndrimin ndaj Sali Berishës dhe demokracisë së vërtetë. Ky importim i dhunës antishqiptare në mes të Tiranës është si ai zjarri, që ndizet në Beograd e në Athinë dhe që urat kërkojnë t’i hedhin me një mashë në Tiranë. A nuk kanë qenë këto strategji të antishqiptarëve, që kanë investuar me fonde disa miliona dollarëshe për destabilizime në Shqipëri? Në vitin 1999, në kohën e ngjarjeve genocidiste në Kosovë, Ramadan Kelmendi, një prej njerëzve të LDK në ekzil, në një emision në TV Dardan në Elbasan u shpreh qartazi se “në parlamentin serb u kërkua llogari për 40 milionë dollarët e rezervuara për trazira në Shqipëri, se si ato ishin përdorur dhe se sa kishte qenë rezultati”. Tani paratë nuk i kanë serbët, por oligarkët e qeverisjes, që janë fuqizuar deri edhe në mbrojtjen e një godine të PD me metoda fashiste që nuk ka mendje të ftohtë që t’i japë shpjegime veç të thotë se strategu është ai që diti të bëjë 21 janarin dhe që tallet me viktimat e asaj dite në çdo 21 janar dhe bën teatrin e rradhës.

Strategji të tilla antishqiptare ne kemi përjetuar si komb gjatë këtyre 78 vjetëve të fundit me ndihmën e serbëve dhe grekëve, por edhe të komunistëve shqiptarë titistë, stalinistë dhe maocedunistë, sa na kanë bërë që të vemë pikëpyetje se dimë a s’dimë të bëjmë shtet.

Me gojën plot do të thoja se ne dimë të bëjmë shtet, por kur përballë brishtësisë së demorkacisë në zhvillim të shqiptarëve investohen qarqet antishqiptare me tradita në këtë drejtim, që nga Megal-idhea greke dhe Narcetanija serbe, që për çudinë tonë janë të së njejtës kohë si projekte nacionaliste rraciste të vitit 1840 dhe këto investime strategjike gjejnë zbatim me taktikat e pozitës me veshje pushteti socialist të Edi Ramës, atëherë janë shqiptarët, që duhet të mendohen mirë për të mos e ngrënë atë kokër ulliri. Si shqiptar dhe si njeri që e dua vendin tim, e dua kombin tim, nuk kam se si të pajtohem me këto projekte strategjike, që i ka njohur mirë Ramis Alia dhe që po i vë në zbatim Edi Rama dhe tanimë Lulzim Basha me siglën PD, si pjesë e të njejtës kuzhinë, që di të gatuajë vetëm gjellë që kanë ushqyer dhunë dhe gjak, që kanë në brendësi të tyre antishqiptarizëm dhe antiamerikanizëm.

S’do ta sjell në vëmendje Aleksandër Solzhenicinin, që ka thënë : “ Po të mos ishte përmbysur komunizmi, do të ishim shndërruar në majmunë. Po si është e mundur që një ideologji me pretendime humaniste të pillte praktika nga më çnjerëzoret në historinë e njerëzimit?!” Këtu qëndron edhe filozofia e strategjisë të së majtës shqiptare të ndërthurur me elementët e diktaturës me çdo mjet e me çdo çmim për të justifikuar qëllimin e mbrapsht që ishte aq ogurzi sa edhe vetë pamja e asaj dite të së premtes së zezë të 21 janarit 2011 dhe që për çudinë e të gjithëve i pamë edhe më 8 janar 2022. Nga prononcimet e vetë Edi Ramës dhe Spartak Ngjelës të asaj kohe kupton se çfarë qëllimi të mbrapshtë kishte ajo protestë e asaj të premte të zezë, sa më qartë i thanë një takim me shoqatën e futbollit të Tiranës Erion Veliaj  sipas parimit që “nuk ka kala që nuk marrin komunistët”, kurse ambasadorja e shprehu me shprehjen e njohur të stalinistit që “do hamë bar….”