Protesta e 7 Korrikut/ Balliu: Qytetarët do të derdhen në shesh

132
Sigal

Ish-deputeti dhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, duke folur në një intervistë, është shprehur se pritet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

Balliu është shprehur se në protestë do të ketë qytetarë të thjeshtë, të cilët nuk janë pjesë e strukturave të PD.

‘Kjo është një ditë historike, opozita po zbret në shesh.

Jo vetëm strukturat e PD-së, por edhe qytetarë që nuk janë pjesë e tyre, po i bashkohen protestës.

Do të ketë një lëvizje nga selia blu drejt Bulevardit. Do të ketë edhe grupe që do të lëvizin nga vende të ndryshme, në varësi të organizimit.

Kemi marrë masa për të ndaluar çdo provokim, këtu nuk ka vend për provokime. I bëj thirrje çdo qytetari të bashkohet për të mirën e vendit tonë, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e këtij regjimi.

Nuk duhet të qëndrojmë sot indiferent.

Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme, qytetarët do të derdhen në shesh’, deklaroi Klevis Balliu gjatë prononcimit të tij.