Turqia liron anijen ruse, ukrainasit të habitur me vendimin: Kishte grurë të vjedhur nga Ukraina

126
Sigal

Turqia ka liruar anijen ruse që e kishte mbajtur për disa ditë në port, pas akuzave të ukrainasve se po transportonte grurin e vjedhur nga Ukraina.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, këtë lëvizje të Turqisë e ka cilësuar si të “papranueshme”.

Ankaraja kishte injoruar kërkesat e ukrainasve që të arrestojë personelin e anijes që dje u lirua, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.

Kievi është shprehur i “habitur” dhe i ka bërë thirrje palës turke, që “të fillojë menjëherë hetimet dhe të ofrojë përgjigje të detajuara ndaj kërkesave të autoriteteve ukrainase”.

Anija transportuese ruse “Zhibek Zholy”, kishte transportuar grurin nga porti i okupuar ukrainas Berdyansk për në drejtim të portit turk Karas.

“Për shkak të kësaj situatë të papranueshme, ambasadori turk në Kiev është thirrur për një bisedë në ministrinë e Jashtme”, thuhet në kumtesë.