Video/ Helikopteri rrëzohet bashkë me nusen ditën e dasmës

624
Sigal

Mbërritja në ceremoninë martesore për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për një nuse, pasi helikopteri me të cilin po shkonte u rrëzua dhe shpërtheu në flakë.

Ajo ndodhej sëbashku me 4 persona të tjerë në mjet, kur ky i fundit u rrëzua në veri të Sao Paulo, Brazil.

Por në mënyrë të pabesueshme nusja e re shpëtoi shëndoshë e mirë dhe vijoi me ceremoninë, ndërsa piloti sëbashku me dy pasagjerët e tjerë shpëtuan me dëmtime të lehta.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike DailyMail, ceremonia vijoi normalisht, ndërkohë që helikopteri vijonte të digjej.