Protesta / Ambasadori gjerman në Tiranë: “Dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”

255
Sigal

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka reaguar pas protestave të dy ditëve më parë, e cila ka vijuar edhe sot për vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

Teksa shprehet se vdekja e Rashës duhet zbardhur plotësisht, Zingraf theksoi se ngjarjet e ditëve të fundit janë shqetësuese.

“Dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”- deklaron Ambasadori, i cili thotë se vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike, ndërsa i ka bërë thirrje palëve që të heqin dorë nga dhuna.

Postimi i plotë:

Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.

Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.