Protesta / 800 policë rrethojnë Ministrinë, Lleshaj largohet nga godina

219
Sigal

Ndryshe nga protesta e djeshme, ku forcat e policisë dolën para protestuesve thuajse të papërgatitur me asnjë mbrojtje, sot uniformat blu kanë marrë të gjitha masat.

Në terren do të jenë në gatishmëri rreth 800 policë, të cilët kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme, ku pritet të nisë sërish protesta e sotme.

Ndërkohë, sipas burimeve, Ministri e Brendshëm, Sandër Lleshaj, është parë të lerë ambientet e Ministrisë së Brendshme pak minuta para orës 17:00.

Protesta për Klodian Rashën pritet të fillojë në orën 18:00, protesta e dytë pas asaj të djeshmes, ku u shënuan incidente të shumta.