‘Vetëm pak orë shi dhe Durrësi përmbytet’ / Denoncimi i LSI Durrës

272
LSI Durrës ka denoncuar efektin e betonizimit të qytetit i cili së bashku me tenderat qindra miliona euro të oligarkëve kanë lënë në mëshirë të fatit infrastrukturën kryesore të qytetit. Duke publikuar foto të rrugëve, është nënkuptuar se mjaftojnë disa orë shi që Durrësi të përmbytet.
Ja postimi i plotë :
Vetëm pak orë shi dhe Durrësi përmbytet
Ky është efekti i betonizimit të qytetit, i tenderave qindra milionë euro për oligarkët, i projekteve abuzive të sektit të betonit dhe korrupsionit që ka emrin “Rilindje.”
Durrësi nuk e meriton këtë. Durrësi është qytet i bekuar dhe i mrekullueshëm, por fatkeqësisht i drejtuar nga një Bashki dhe Qeveri që po zhvat dhe po e shkatërron atë çdo ditë e më shumë.
Më 25 prill i gjithë Durrësi do i japë shuplakën më të rëndë këtij sekti shkatërrues dhe korruptiv.
Më 25 prill Durrësi do jetë i qytetarëve dhe jo më i zuzarëve pa zemër dhe pa vizion për qytetin tonë të bukur.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
Sigal