Propaganda me shëndetësinë falas/ Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve Xarelto dhe shkurtohen fondet për spitalet

212
Sigal

Nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë. Vokshi shkruan se Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë.

 Albana Vokshi, deputete e PD, ka denoncuar me anë të një statusi në rrjetin social facebook, rastin mbi ilaçin Xarelto, të cilin që nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë. Vokshi shkruan se Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë. Ndërsa alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi, e cila zotërohet në përqindje të madhe nga Vilma Nushi, e cila sipas jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up, por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat. Statusi i plotë i Vokshit: Se u vonua 4 vjet #LBR – Lista e Barnave të Rimbursueshme 2024???# Klientelizëm, për të çuar më shumë para në disa xhepa në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Dje mora një mesazh nga një qytetar për heqjen e #Xareltos nga alternativë e parë (pra e rimbursueshme 100%). Prej dt 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë, pasi u interesova mësova që:

Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë. tashmë;Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi.Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…Babëzia ju ka errur sytë!!

Më poshtë mesazhi i qytetarit :“E nderuar zonja depudete Albana. Jam një qytetar që po ju shkruaj meqë jeni kryetare e komisionit të shendetësisë për një problem me ilaçet e rimbursuara meqë jam me sëmundje kardiovaskulare dhe kam 7 vite që përfitoj ilaçin me 3 diagnoza xtarlto. Kësaj rralle e kanë heq nga rimbursimi si mund të veprojmë meqë jemi me një pension minimal? Ju lutemi ngrijeni zërin në komision për të zhdukur këtë farë ëe keqe që po na zen frymen. Përshëndetje”

Ndryshimet në buxhet shkurtojnë fondet për shëndetësinë, shërbimi parësor 5,6 mln euro më pak

Në një kohë që barra e sëmundjeve kronike dhe atyre jo ngjitëse po rritet me shpejtësi në popullatë dhe spitalet kanë mungesa të theksuara për ilaçe qeveria shkurtoi me tej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me ndryshimet e fundit në aktin normativ.

Sipas ndryshimeve të fundit të publikuara në Fletorën Zyrtare buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë u tkurr me rreth 3 milionë euro, por fondet për shërbimin parësor u tkurren me shumë rreth 5, 6 milionë euro, teksa u rriten financimet për planifikim dhe administrim me 660 mijë euro.

Nga ana tjetër të dhënat e treguesit e shëndetit referojnë se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk po rezultojnë të mjaftueshme.

Në mes të vitit 2023, qeveria e rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë, që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme dhe janë gjeneruar detyrime të prapambetura.

Në fund të vitit 2023, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH.

Plakja e popullsisë është duke rritur sëmundjet kronike dhe gjithashtu po shtron nevojën për financime më të mëdha në shëndetësi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës.

Në vitin 2023, grupi “Pensionist pa afat” shënuan rritje prej 441.1 milion lekësh më shumë se viti paraardhës ose rreth 78.2% e rritjes totale të shpenzimeve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, rritja e shpenzimeve të rimbursimit më 2023, në krahasim me një vit më parë ka ardhur për shkak të trajtimit me terapi me kosto më të lartë mjekimi për pacientët.

Në këtë shkak kanë ndikuar dhe të gjitha sëmundjet me incidencë të lartë në popullsi siç janë Diabet Mellitus, Hipertension, etj., të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga pasojat e Covid-19.

Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në Grupi A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” me 137.9 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Për vitin 2023 grupi A zë 20.5% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 20% që zinte një vit më parë.