Liza Laska u lind në qytetin e Vlorës më 6 shkurt të vitit 1926 dhe u nda nga jeta më 31 gusht të vitit 2014!
Të gjithë në jetë jemi kalimtar dhe në pozicione sekondar.
Ka njerëz që lënë emrin nga veprat, pa spaletat e zyrtarit, madje duke ruajtur, pasuruar dhe lartësuar me: shiritin e qytetarit…
Gjithë kjo plejadë e kanë lenë veten me veprën, në përjetësi të gdhendur edhe në kujtësën e shoqërive të emancipuara dhe kombeve… Dhe veprat e tyre kanë shumë e më shumë vlera se sa emërat e rrugëve…
Njerëzit e veprave, kontributeve në shumë fushat e ndryshme nderohen dhe përkujtohen me përulësi dhe në përjetësi, ruhen në kujtesën e brezave me kujtesë…
Kanë kaluar 10 vite, kur është ndarë nga jeta e të gjallëve dhe mbetet mes të gjallëve aktorja: Liza Laska, bijë e Vlorës, e njohur në fushën e artit dhe të kinematofgrafisë, madje në gjithë hartën shqiptare dhe përtej saj….

Pasioni i pa shoq, inteligjencia, i dhanë dhe lanë një pasuri të rrallë edhe artit shqiptar.
Ajo mundi të ngjitje nëpër skenat e kohës, (me thonjë) duke sfiduar edhe pengesat e kohës, duke i dhënë e lënë artit skenik; vlera të rralla, dhe duke formatuar modelin e femrës, zonjës, artisten, nënën, qytetaren modele dhe admiruese!
NËPËR RRUGËT E ARTIT DHE TË JETËS…
Në ditët e akullta, të 6 shkurtit 1926, nga çifti: Josif Skarmi dhe bashkëshortes Maria Kona, lindi bija e tyre e artë, e arta: Liza Laska, e cila u bë Dikush në jetë, u bëri dritë jetën prindërve, e tej tyre, shoqërisë, Vlorës, artit dhe vendit…
Qysh në hapat e para të jetës së saj, çeli sythe pasioni, prirjet, talenti i veçantë, i shfaqur dhe shpalosur tek minorenia, duke ngjarë dhe ngarë nga geni, ndjekur pasoinin e atit të saj, si një ish violinist pikant, i mbi kohës, e cila e ndiqte me zerin e saj si dhe me etjen, të atin për artin qysh nga ish shkolla “Tregëtare”, madje dhe duke lujtur në rolet e asaj kohe me bashkëmoshatarët dhe mbi moshatarët, nxënësit e asaj shkolle si: Azis Sharra, Lef Sallata, Petrit Velo, Niko Skrame, Nedime Kasëmi, etj….
Dhe pasi përfundoi shkollimin, në Tregëtaren e Vlorës; Liza, pas çlirimit, në vitin 1946 nisi të angazhohet në Tetarin Popullor, të Kryeqytetit.
Dhe në vijimin e viteve, për gati 2 vite, u aktivizua në Teatrin e Ushtrisë Popullore dhe duke e vazhduar karierën e saj, vendoset në tetarin Profesional të Shkodrës.
Por…duke mos e njohur dhe zotruar mirë gegnishten, u gjend edhe para vështirësive, talenti i saj pikant, duke e vijuar udhëtimin, karirën e saj në qytetin e Korçës…

Dhe prej 27 nëntorit të vitit 1962; Liza Laska u vendos pranë tetarit të Vlorës, deri në ditët e fundit të punës dhe të jetës së saj, si dhe e mbetur në përjtësi me vlerat artistike dhe njerëzore, si një modele artisteje, nënë dhe zonjë e vërtetë stolisuar…
Në teatrin e Vlorës, së bashku me artistët e këtij teatri si: Piro Sava, Myqerem Ferraj, Vasillaq Godo, Ali Roshi, Vangjel Panozaqi, Piro Sava, Zyhdi Kapo, Astrit Hasho, Reshit Mehmeti, Luan Toto, Haxhire Myrto, Evgjeni Shtrepi, Andon Qesari, Kristo Shkurti, Dudi Hasho, Haxhire Myrto, Vasil Beqari, Ana Neko, Orian Hajro etj, etj mbetën edhe në faqet e kinematografisë shqiptare…
Në sallën e Kinotetarit “7 Nëntorit”, të Kryeqytetit, dhanë edhe shfaqen e parë, e cila mbetet si “Mbretëreshë edhe në kujtesën e shoqërisë shqiptare: “O Flamur me Shkabë të Zezë”!
NGA VLORA, SHKODËR, KORÇË, TIRANË…
Vlerat dhe vyrtytet e lindura dhe të selituara, të trashëguara dhe transmentuara, prej kësaj artisteje mbetën edhe në familjen; model të arstistes, të djalit dhe vajzës, pasardhësve nipër e mbesa, në breza dhe në shoqëri të shpalosura!…
Ja modelet e endwrruara dhe të kërkuara, të një shoqërie të lakmuar dhe të emancipuar!
“Qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ajo u aktivizua, me studentët e shkollës së Mesme Tregëtare të Vlorës, (UJI Ftohtë) me lëvizjen Antifashiste- Taetrore.
Gjatë viteve 1959- 1963, vijoi studimet në teatrin e Korçës, duke e rritur edhe më performancën me rolet e saj të shfaquar për publikun!
Pas disa viteve në teatrin e Korçës, në vitin 1963 aktorja Liza Laska, u rikthye në vendlindjen e saj, duke e vijuar punën si aktore e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.
Bilinci i lujtur në rolet e artistes shënon më shumë se 85 role në Teatro dhe 20 role në televizione dhe kinematografi.
Figura e Artistes së Mërituar, zë vendin e nderit edhe në faqet e Librit: “VLORA FJALOR ENCIKLOPEDIK” një vepër e rrallë dhe me figura të rralla vlonjate, botuar nga autori i njohur Prof. Dr Bardhosh Gaçe.

Talenti i aktores spikati qysh në moshën rinorë, në vitin 1946, vit nga kur nisi edhe rrugëtimin, po edhe punësimin në teatrin Popullor- Tiranë.
Dhe në vazhdimin e rrugëtimit dhe karierës artistike aktorja Laska, shkoi në Tetarin e Korçës, duke qenë njëherazi edhe ndër themelueset por, edhe pjesë e atij teatri deri në vtin 1962.
Dhe prej vitit 1962, deri në vitin 2014, aktorja e njohur ishte pjesë e teatrit; “Petro Marko” të Vlorës, deri në ditën e ndarjes nga jeta!
Në teatrin e Vlorës, Artistja e Merituar, bija e Vlorës, punoi deri sa doli në pension.
Bilancin e saj e bëjnë të njohur edhe autor të tjerë, të publikuar edhe në mediatikën e shkruar, e cila ka luajtur mbi 22 role në filmat shqiptar, por dhe të mbi 100 roleve në teatër, duke luajtur në rolet pasionante të: Nënës, femrës qoftë dhe të shfrytëzuar, apo dhe të emacipur të nënës, gjyshes së dhimbsur!…
Në rolet e luajtura prej saj, solli të gjallë në skenat e teatrit të Vlorës: Nënën nga e gjithë harta e Vendit, me dhimbsurinë e ndjeshmërinë e pa shoqe, nëpërmjet roleve të luajtura dhe të pa harruara sa dhe të malluara prej saj si: “Lulkuqet mbi mure”, “Shtigje Lufte”, “Dimri i Fundit”, “I sëmuri për mend”, “Agimi”,”Guna mbi Tela”, “Liri a vdekje”, “Luani i shtëpisë” etj, etj!
Kontributi i aktores Liza Laska është pjesë dhe mbetet pjesë e asaj pasurie kombëtare, e cila meriton vëmëndje dhe konsideratë. Kjo jo vetëm për punën e palodhur dhe përpjekjet titanike në realizimin e roleve dhe prurjen gjallërisht të personazheve, por edhe për luftën e heshtur me kohën. Për gratë e kurajshme si Liza Laska, kjo luftë ishte ajo sprovë e vajzës, gruas, nënës, e cila besonte tek ëndërrat e mëdha dhe shkonte pas rrahjeve të zemrës për të përmbushur, jo vetëm një; dëshirën e pasionit dhe talentit, por edhe për të përmbushur shpirtin e sakrificës. Ata luftuan me veten dhe kohën, sfiduan kodet dhe zakonet, besuan në atë çfarë patën më të shtrenjtë dhe i përjetësuan në atë kolonë të pasur të ballafaqimit skenik.
Liza Laska, ashtu si dhjetëra vajza, gra dhe nëna, u përpoqën dhe arritën të bënin atë vepër mirënjohjeje, ngritën atë memorie vetmohimi, përjetësuan atë shpirt sakrificash në historinë e artit tonë skenik, si shembullin model të heroinës dhe të mbetur në faqet e artit-historisë!
Në gjithë karierën e saj shënohen mbi 22 filma dhe rreth 100 role në teatër.
Ndër filmat e saj më të njohur; mund të përmenden: “Liri a vdekje”; “Lulëkuqet mbi mure”; “Dimri i fundit”; “Shtigje lufte”; “Malet me blerim mbuluar”, etj.
Në shumë role ka qenë mishërimi i figurës së nënës, ndoshta pasi në tiparet e saj kjo konkretizohet më mire.
Në një intervistë nga vet aktorja, dhënë vite me parë, e cila përshkruan jetën dhe karrierën e saj artistike.
Mbi 50 vjet në skenë, kur i thua për rolet dhe kur ka lindur, ndjesia për skenën, të përgjigjet, se është ndjerë kështu tërë jetën, që në fëmini. “Që në shkollën fillore kam nisur dhe nuk i jam shkëputur nga arti”…
SKENA DHE SEVDALLIU…
Skena e njohu artisten e merituar edhe me bashkëshortin e saj. “Ose në skenë më njohu fillimisht ai- rrefen gjatë jetës së saj aktorja. Kohë kur kish shkuar në një fshat të Korçës dhe do të jepnim një shfaqe atje! Ishte verë. Aty ishte dhe një repart ushtarak.
Para shfaqjes po rrinim në një vend dhe po bisedonim, po kur shikojmë një ushtarak që vente dhe vinte. ”Më falni na tha ushtaraku; se dua të takoj përgjegjësin tuaj.
Duam të japim edhe një shfaqe për ushtarët”.
Dhamë edhe një shfaqe për pjesën e ushtarëve.
Unë kisha rolin e një vajze- ruseje, kisha një gërshetë të gjatë dhe isha në trup e hollë!
Në darkë dham shfaqen për pjesën e ushtarëve.

Një shokut tim i tha ushtaraku: “Se më pëlqeu kjo vajaza”, ndërsa unë i thash shokut tim se; nuk dua oficer, nuk dua të jet offcer, por shoku vijoi se; “Ai është edhe nga anët tuaja, e ke nga Himara”.
Fillimisht më kërkoi aty ku isha, te familja ku rrija në Korçë, pastaj erdhi këtu në Vlorë, në familjen time, te vëllai im.
Më ngeli peng atëherë, kur u bëra nuse. Se nuk duheshin ceremonira atëherë”,- rrëfehet aktorja.
Gjatë viteve të fundit, të jetës së saj Liza Laska; ”Artiste e Merituar” ka hedhur edhe në letër kujtimet, për t’ua përcjellë brezave që vijnë. Në një intervistë për median, ajo është shprehur se ”kënaqësia më e madhe e aktorit është respekti dhe dashuria e publikut, ai nuk barazohet me asgjë… Kur eci rrugës, më thonë: “O labja jonë, o nëna e Vlorës”, e shumë emra të tjerë, por të thëna me një ndjenjë të veçantë.
Një oficer më thotë një ditë “Më lejon të të përqafoj. Të pashë mbrëmë në një film shqiptar. Edhe mbrëmë më ke ngjallur nënën”. Dhe sytë ju mbushën me lot. Edhe unë si mbajta lotët. Ky është falenderimi i spektatorit, respekti ato që të mbushin”, rrëfënte ajo.
“Në role kam luajtur më shumë gruan labe, pasi është një grua e drejtë, sa e ashpër, aq edhe embël. Me një shpirt të madh. Për gruan labe, ndoshta ishin shumë role, por kam luajtur edhe të tjerë.
Mbi 50 vjet në skenë, aktorja i kujton dhe shënon rolet dhe kur ka lindur ndjesia për skenën dhe përgjigjet, se është ndjerë kështu tërë jetën, që në fëmini. “Që në shkollën fillore kam nisur dhe nuk jam shkëputr nga arti”. “Për mua them që kanë influencuar shumë tregimet për lidhjet e forta që kisha me babanë tim.
Pjesa e parë që ka interpretuar ishte qysh në shkollën Tregëtare, atëherë kur si thotë ajo, zemra e femrës është e padjallëzuar. “Është shumë e rendësishme dashuria që ekzistonte mes kolegësh, pa djallëzi dhe kjo kishte shumë rëndësi”.
Shoqëria që kisha atje, kuarteti ishte me Kristo Papajanin dhe një vajzë nga Gjirokastra, shumë e talentuar si dhe me dëshmorin Lef Sallatën”.
RRËFMET DHE FILMAT….
Aktorja ka lënë në rrëfimet e veta fillimet në Teatrin popullor dhe rolet e para në Shqipërinë e pas luftës
Ndërsa “Pandi Raidhi ishte i veçantë, me të ndihesha mirë”
“Në vitin 46-ën, Teatri Popullor kërkonte aktorë, nga gjithë rrethet. Ata erdhën në rrethe. Më përzgjodhën edhe mua. Atë kohe erdhën edhe Besa Imami dhe Violeta Manushi, me të cilat ishim shoqe. Por, pas një viti nuk kishte më fonde dhe u pezulluan kryesisht disa artistë nga rrethet dhe një nga to isha edhe unë. Dhe u riktheva në Vlorë. Lëvizjet vazhduan. Më vonë u bë teatri i ushtrisë dhe ndenja nja dy vjet atje, më pas më emëruan në Shkodër, ku bëra disa role, role të vogla, pasi nuk doja të rrija atje, doja të kthehesha. Kishte një problem aty. Unë nuk e njihja mirë gegërishten dhe kjo përbënte problem për mua, aq sa doja të hiqja dorë. Ka qenë një regjisor që i ndëritë shpirti atje ku ka qenë, Andra Malo, ishte regjisor në Shkodër, dhe më tha: “Mos bëj gabim të largohesh nga teatri, pasi për mua ti je e talentuar”. Kështu vajta në Korçë. Aty pata përshtypje nga më të mirat. Nuk gjeta shokë e shoqe, gjeta motra e vëllezër. Familja Malaveci më futi në familjen e saj, ku bashkë me mua u bëmë vetë i shtatë. Po kështu ndenja edhe në familjen e Dhimitër Trajçes, më pritën shumë mirë.
Në Korçë pata fatin e mirë të gjej një trupë të formuar, me një regjisor me kulturë të gjerë, shumë të zotin, që kishte dhënë mjaft dhe kishte formuar trupën e Korçës. Fillova herën e parë me dublime. Një nga këto aktoret u largua, kështu që u desha unë të merja rolet e saja. Mbaj mend që për “Martesën e Gogolit”, kam dalë në skenë vetëm për 5 ditë. Unë e di si kam dalë, me atë pasigurinë e teksitit, me shumë emocione, por doli mirë. Unë kam patur fat se kam patur role të mira dhe partnerë shumë të mirë. Kam patur partnerë kryesorë, si Pandi Raidhin”.
Ai ka qenë i veçantë, rrëfehet në initervistimet e saj. Nuk kam ndjerë lodhje kurrë. Kemi bërë shumë punë, jo vetëm në qytet por edhe në fshatra”. Këtu ajo tregon se ishin vitet 1950, dhe kooperativat sapo ishin formuar, nuk ishte sistemuar asgjë. “Mbaj mend që kemi shkuar një herë në një fshat katër orë në këmbë. Shkonim në shkolla e jepnim shfaqje. Na çuan për të fjetur në një familje që kishte katër fëmijë, i kishte vdekur burri dhe kishte vetëm një krah pune. Mbaj mend se kur po hanim, fëmijët na shikonin në sy. Më thotë ajo shoqja ime, shikoji fëmijët si po e shikojnë vezën. Na bëri përshtypje ata fëmijë, fukarallëk. Por kam të fiksuara edhe episode të tilla. Në një fshat tjetër që Pandi Raidhi ishte hoxhë dhe unë isha familja e krishtere. Ishte problemi i feve në këto role. Mirëpo ishte koha që ishin prishur kishat dhe xhamitë. Influencat bënin punën e tyre, pasi ishin prishur kishat e xhamitë, por jo në zemrat e njerëzve, na kanë qëlluar me gurë në atë fshat”,- tregon aktorja.
Ajo shpjegon se shpesh herë edhe është paragjykuar sepse ashtu ishte koha. “Por të ishe aktore pas çlirimit nuk ishe e lehtë. Fshatra të largët kishin shumë paragjykime. Mbi ty do të binin edhe vështrime shpotitëse, edhe dyshuese. Kishte një mentalitet që ne ishim femra jo shumë të ndershme. Pasi lëviznim me meshkuj të tjerë, të cilët ishin në përbërje të trupës me të cilën luanim. Kjo sidomos në zona pak më të thella, madje në raste të tilla na është dashur që për aktorët e tjerë të thoshim, ky është kushëriri, ky tjetri është kusheri i dytë e me këtë tjetrin jemi krushqi. Edhe të tilla justifikime kemi thënë atje ku nuk mund të kuptohej si një femër mund të lëvizte me të panjohur. Na ndodh njëherë që në një familje në një fshat ku kishim shkuar për shfaqje, gruaja e shtëpisë vetem zgjat duart për të na sjellë darkën. Ajo nuk duhet të merte kontakt me ne, dy aktoret që kishim shkuar aty, pasi për të zotët e shtëpisë ne nuk ishim dhe aq të zakonshme”, shpjegon ajo në rrëfimet e saj.
ÇMIMET:
Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të dytë.
Medalje pune klasi i pare.
Medalje pune klasi i dytë.
Në vitin 1973, fiton Çmimin Artiste e Merituar.
Ajo shënoi dhe la pas një karierë të pasur në kinematografinë shqiptare dhe është vlerësuar me titullin: “Artiste e Merituar”.
Liza Laska do të mbahet mend gjatë në rolin e plakës tek; “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” apo “Dimri i Fundit”.
Filmat në të cilat ka luajtur Liza Laska:
“Malet me blerim mbuluar”, 1971. “Brazdat”, 1973. “Shtigje lufte”, 1974. “Dimri i fundit”, 1976. “Lulekuqet mbi mure”, 1976 me rolin e shërbyeses e Strehës Vorfnore. “Gunat mbi tela”, 1977. “Liri a vdekje”, 1979. “Plumba perandorit”, 1980. “Në prag të lirisë”, 1981. “Dritat e qytezës”, 1983. “Vendimi”, 1984. “Gurët e shtëpisë sime”, 1985.
“Dhe vjen një ditë, 1986, në rolin e Nënës së Llano Bletës. “Familja ime”, 1987, në rolin e Teta Kalina. “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, 1989. “Vdekja e burrit” 1991.
“Një ditë e mrekullueshme”, 2002…
Artistja; Liza Laska është ndarë nga jeta e të gjallëve dhe mbetet mes të gjallëve, një ikonë, obelisk Arti për; Vlorën brezat dhe Vendin…





















