Projekti amerikan që shkel me këmbë firmëtarët e Pavarësisë

508
Sigal

BERAT/ Qytetarët: Nuk e pranojmë këtë lapidar. Shqiptarët kanë tradita të tjera për të nderuar njerëzit e mëdhenj!

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe për nderim të dëshmorëve dhe firmëtarëve të Pavarësisë, Bashkia e Beratit ndërtoi një monument kushtuar kësaj ngjarjeje dhe patriotëve të mëdhenj të Beratit, të cilët dhanë një kontribut për këtë 100-vjetor. Për ndërtimin e tij u zbatua një projekt. Ky monument-lapidar, i ngritur në lagjen “Çlirim” në mes të lulishtes ka përfunduar vetëm pesë ditë para datës 28 Nëntor, por vetëm në ditën e inaugurimit është vënë re nga qytetarët një gabim në vendosjen e pllakadës. Pllaka, ku janë vendosur emrat e pesë firmëtarëve me në krye atdhetarin Babë Dudë Karbunara ka irrituar banorët. Aty janë vendosur dy pllaka. Pllaka e dëshmorëve të Pavarësisë është vendosur në versionin vertikal duke u mbështetur në përmendoren e lapidarit ndërsa pesë firmëtarët dhe disa patriotë të tjerë janë vendosur në sipërfaqe të ambientit të lapidarit, versioni horizontal, njëlloj me pllakat e bardha që është shtruar dyshemeja.

Projekti

Ky projekt ka shqetësuar shumë qytetarët e qytetit të Beratit, të cilët janë indinjuar kur shikonin se si këto figura të mëdha të kombit shqiptar shkelen me këmbë nga njerëzit. Projekti është në kundërshtim me të gjitha kriteret pasi pllakat e këtyre firmëtarëve dhe patriotëve janë të vendosura në dyshemenë e lapidarit. Qytetarët këtë gjë e kanë vërejtur gjatë momentit të inaugurimit, ku njerëzit që shkonin për të vendosur lule tek katër Dëshmorët e Pavarësisë ishin të detyruar që të shkelnin me këmbë firmëtarët dhe patriotët e tjerë. Të pranishmit ecnin me vështirësi duke u munduar që të mos ‘dhunonin’ me këmbë këto figura të shquara, por ishte e pamundur shmangia. Qytetarët kanë kundërshtuar këtë projekt të zbatuar nga bashkia, ku figurat e mëdha të kombit shqiptarë po shkelen ‘pa dashje’ me këmbë. Ata kërkojnë të korrigjohet urgjentisht ky gabim. Sipas tyre, kjo është fyerje për figurat e kombit, duke u shprehur se shqiptarët kanë tradita të tjera për të nderuar njerëzit e mëdhenj.

Debatet

Burimet bëjnë të ditur se, në fillim të zbatimit të këtij projekti brenda bashkisë ka pasur debate të shumta për zbatimin e tij, ku mësohet nga burimi ynë se disa përfaqësues të bashkisë kanë kundërshtuar këtë projekt duke thënë se, “figurat e shquara nuk vendosen në sipërfaqe të tokës së bashku me pllakat e shtrimit”. “Telegraf” u interesua në bashki në lidhje me këtë shqetësim qytetar dhe aty u bë e ditur se Bashkia e Beratit ka marrë në konsideratë një projekt amerikan, prandaj emrat e firmëtarëve dhe patriotëve të tjerë u vendosën në atë mënyrë. I njëjti veprim është bërë edhe me pllakën që i kushtohet futjes së Beratit në UNESCO, e cila është vendosur në një sipërfaqe me bar dhe tashmë atë e ka mbuluar dheu dhe bari, i cili është rritur