Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit në Vlorë, viktima dyshohet se i njihte autorët

115
Sigal

Hetimet per vrasjen e 25 vjecarit ne Vlore viktima dyshohet se i njihte autoret 1100×620

Detaje të reja dalin në dritë pas hetimeve që vijojnë për zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë, trupi i pajetë i të cilit u gjet këtë mëngjes në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, vrasja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00 të një nate më parë.

Sipas disa të dhënave , 25-vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni. Çka ngre dyshime se ai ka arritur aty i shoqëruar me persona të njohur. Ngjarja duket se është e qartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmonin në zbardhjen e saj. Aktualisht pritet dëshmia e babait që mund të ndihmoj hetimin.

Viktima u gjet këtë mëngjes brenda një automjeti tip Fiat. Ai është identifikuar nga policia si Xhuljan Bullari nga Elbasani. Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar policinë. Nga këqyrja e parë e viktimës është konstatuar se i riu është qëlluar me 3 plumba në kokë. Mësohet se 25- vjeçari ka qenë më parë i arrestuar nga policia.