Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Makina futet në trotuar dhe merr përpara një fëmijë

277
Sigal

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një automjet ka marrë përpara një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së lumit, ku shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është future në trotuarin e rruges duke marrë përpara një fëmijë.

Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhe në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.