Prof.Dr.Arben Malaj: Paraja e krimit, shifrat janë të çmëndura!

158

Paraja e krimit, shifrat janë të çmendura ! Nga Prof.Dr. Arben Malaj Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora tha se paraja kriminale kap shifra të çmendura.Sipas tij, kriminelët shqiptarët janë ndërmjetës së botës së mafias. Arben Malaj: Unë nuk pajtohem me atë që kryeministri i vendit të thotë që nuk e kam ditur që ata që dolën të kriminalizuar nuk e kam përzgjedhur unë, nuk i kam ditur. Është prishur sistemi i përzgjedhjes. Gazetari: Çfarë po ndodh sot? Po ndalohen njerëz që janë dënuar jashtë. Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarët e bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë, pse nuk i shkon OFL? Arben Malaj: Në këtë aspekt diçka duhet të ndryshohet dhe duhet të ndryshohet nga të gjithë. Nëse ne do ta bëjmë luftën që po të ikë kjo mazhorancë gjithçka ndryshon… Unë e njoh paranë kriminale, shifrat janë të çmendura. Edhe për këtë luftën partiake që bëhet këtu, e bëjmë sikur e gjithë mafia e botës ka mbetur në duart e shqiptarëve. Nuk ta lë njeri atë treg. Këta janë ndërmjetësit që brenda asaj pjese mundohet të kapin një shumë. Keqpërdoren.