-Pse në Shqipëri janë më të theksuara konfliktet politike dhe ato krahinore?
– Konflikti është një element i paevitueshëm i bashkëveprimit shoqëror ndaj dhe pikëvështrimi negativ i konfliktit mbetet problematik.
- -Tri konfliktet bazë janë: Konflikti si konkurrencë për burimet e pamjaftueshme, konflikti si ndeshje interesash dhe konflikti si boshllëk frustrimi
- Si është e mundur që jetojnë në kaq harmoni miliarda yje kur shumë njerëz nuk mund të mos deklarojnë luftë në mendjet e tyre ndaj dikujt që ata njohin.Tomas Akuini
Konflikti përjetohet në të gjitha hapësirat botërore, nivelet e aktiviteteve njerëzore, nga ato personale, shoqërore, në shkolla (midis nxënësve, nxënës-mësues e anasjelltas), e deri ato institucionale e deri te ato ndër-nacionale. Ndaj është mëse e nevojshme që në këtë aspekt apo fushë duhen njohuri dhe aftësi, sa profesionale, intelektuale, dhe përvojave të suksesshme, diskutimeve, hulumtimeve, përgjithësimeve, bisedimeve, negociatave, ndërmjetësimit dhe aftësive komunikuese, sikurse dhe nëpërmjet trajnimeve, të cilat bëjnë të mundur menaxhimin për zgjidhjen e konflikteve.
-
Konflikti si dukuri dhe lidhja e tij me disiplina të tjera
Në përshtypje të parë, ky parashtrim mund të konsiderohet si e panevojshme përderisa nuk e njohim një konflikt, nuk e përjetojmë apo nuk e shohim një të tillë konkretisht. Megjithatë, në një vështrim më të hollësishëm kjo pyetje në fakt përfshin shumë aspekte dhe është përgjigjur dhe studiuar nga disiplina të ndryshme. Në mes të tjerave, këtu përfshihet legjislacioni, filozofia, sociologjia, psikologjia, marrëdhëniet ndërkombëtare, hulumtimet për paqe dhe konflikt, shkencat politike, ekonomia dhe antropologjia.
Njerëzit në përgjithësi priren që ta shikojnë konfliktin si një gjë negative. Pasi që ky term shpesh është i lidhur me dhunën, ku konceptet negative janë mëse të kuptueshme. Edhe nëse jo të dhunshme, konfliktet janë shpesh të lidhura me emocione të forta dhe situata të pakëndshme.
Megjithatë, konflikti është një element i paevitueshëm i bashkëveprimit shoqëror. Ndaj dhe pikëvështrimi negativ i konfliktit mbetet problematik.
Nëse konflikti konsiderohet ekskluzivisht negativ, ne duhet ta vlerësojmë seriozisht dhe duhet të bëjmë çmos për ta shmangur.
Nëse konflikti është i natyrshëm dhe i paevitueshëm, atëherë problemi nuk është tek ekzistenca e konfliktit, por si të merremi me të. Në vend që të mos jemi të varur se si reagojmë në një situatë konfliktuale, ne duhet të përpiqemi të mendojmë se si ta zgjidhim këtë problem.
-
Kuptimet e konfliktit
Ka ide të shumta se çfarë është konflikti, si paraqitet dhe si përkufizohet. Por gjithsesi duke ju referuar studiuesve dhe specialistëve të kësaj fushe, nuk është e mundur saktësisht që të gjendet një përkufizim perfekt apo një shpjegim i kënaqshëm që të përfshijë të gjitha aspektet e këtij fenomeni shumë kompleks, e veçanërisht kur kemi të bëjmë me lloje dhe aspekte të ndryshme të konfliktit. Megjithatë, të gjitha konceptet dhe shpjegimet e ndryshme mund të kontribuojnë në pasurimin e njohurive tona.
-
Në këtë këndvështrim do të shikojmë më afër tri kuptime të konfliktit:
- Konflikti si konkurrencë për burimet e pamjaftueshme. Konflikti si ndeshje interesash. Konflikti si boshllëk frustrimi: Në lidhje me kuptimin e konfliktit ndërthuren mjaft konceptualitete duke iu referuar hulumtimeve rreth tij. Rezultatet na çojnë në një pikë të përbashkët se ato e përshkruajnë konfliktin si një situatë shoqërore ku dy (apo më shumë), palë janë duke sfiduar njëra-tjetrën për përfitim në të njëjtën kohë. Ky arsyetim përfshin gjithçka për të dalë i fituar në konflikt pra në këtë kontekst duke iu referuar komponentëve ABC të trekëndëshit, konflikti mund të përshktuhet si një proces ku palët janë të vetëdijshëm që ekziston një qëllim i papajtueshëm dhe se të tjerët pengojnë arritjen e qëllimit të dëshiruar. Prandaj, është e nevojshme që palët ta organizojnë vetveten në mënyrën më të mirë të kalkuluar për të “fituar”.
Edhe pse ky kuptim i konfliktit është i dobishëm, prapë se prapë konfliktet janë mjaft komplekse. Një mënyrë e dobishme për ta reduktuar kompleksitetin e mëtutjeshëm është ta ndajmë konfliktin në pjesë më të vogla. Një instrument i përshtatshëm për ta ndarë konfliktin është trekëndëshi ABC. Trekëndëshi i konfliktit, apo ABC, është një instrument praktik për ta bërë dallimin në mes të komponentëve të konfliktit. Këto komponentë janë: A-qëndrimi; B – mënyra e sjelljes dhe C – mospajtimi.
-
- Trekëndëshi i konfliktit
Një mënyrë e dobishme për ta reduktuar kompleksitetin e mëtutjeshëm është ta ndajmë konfliktin në pjesë më të vogla. Një instrument i përshtatshëm për ta ndarë konfliktin është trekëndëshi ABC. Trekëndëshi i konfliktit, apo ABC, është një instrument praktik për ta bërë dallimin në mes të komponentëve të konfliktit. Këto komponentë janë: A-qëndrimi; B – mënyra e sjelljes dhe C – mospajtimi.
Qëndrimi: Qëndrimi paraqet anën subjektive të konfliktit, që përfshin qëndrimet dhe perceptimet e palëve. Pra, çfarë ndjejnë ata.Të një rëndësie të veçantë janë imazhet dhe qëndrimet që kanë palët për njëra tjetrën. Shpesh konfliktet janë të karakterizuara me qëndrime negative në mes të palëve në konflikt. Këto qëndrime mund të shfaqen në forma të ndryshme, p.sh. sikur paragjykime. Qëndrimet mund të jenë burim i konfliktit apo zhvillim dhe përforcim përgjatë kohës. Megjithatë, qëndrimet në konflikt nuk janë vetëm se si njëra palë e percepton tjetrën, por gjithashtu idetë, ndjenjat, besimet, preferencat, vlerat, dhe mjedisi shoqëror i tyre. Këto atribute japin formën se si njëra palë e kupton vet konfliktin, konfliktin si koncept, menaxhimin e konfliktit dhe zgjidhjen e konfliktit.
Mënyra e sjelljes: Përderisa qëndrimi është njëri prej proceseve subjektive të brendshme, mënyra e sjelljes është se si ne i shprehim qëndrimet tona jashtë. Mënyra e sjelljes është veprimi apo jo-veprimi si reagim ndaj qëndrimeve tona dhe palës apo palëve të tjera.
Në konflikt, mënyra jonë e sjelljes është tendencë për ta penguar palën tjetër që t’i arrijë qëllimet e saj; kjo mund të paraqitet nëpërmjet komunikimit verbal dhe jo-verbal si dhe nëpërmjet veprimeve fizike sikurse dhuna. Por, mënyra e sjelljes gjithashtu do të mund të ilustronte pasqyrimin e konfliktit ashtu si është, e jo vetëm aktorët të vetëdijshme.
Mospajtimi: Mospajtimi referon situatën aktuale apo mospajtueshmërinë ndaj qëllimeve, interesave, nevojave dhe vlerave. Çështja në fjalë mund të përfshijë gjithçka, që nga një objekt i vetëm se si të ndahen burimet apo marrëdhënia palë-palë. Megjithatë, njëri nuk mund të supozojë që i tërë mospajtimi është gjithmonë i shprehur apo që vet palët janë plotësisht
-
Pjesët e dukshme dhe të padukshme të konfliktit
Edhe pse secili konflikt është i veçantë dhe kërkon përpjekje për secilën situatë, modeli ABC mund të na jap një kuptim të përgjithshëm të komponentëve dhe faktorëve të përfshirë dhe që janë më të rëndësishmit në konflikt dhe në zgjidhjen e tij. Modeli ABC mund të zgjerohet më tej në mënyrë që të na jap informacione edhe më të hollësishme.
Përfytyroni trekëndëshin ABC si një ajsberg; maja e ajsbergut është e dukshme dhe relativisht e vogël në krahasim me pjesën tjetër masive që fshihet brenda ujit. Çfarë shohim ne nuk është gjithmonë i tërë konflikti, por vetëm cepi i ajsbergut. Duke e zgjeruar trekëndëshin ABC në një piramidë dhe këtë piramidë e ndajmë në tri nivele, A, B dhe C-ja në majë, ne kuptojmë se konfliktet janë më komplekse se sa perceptimi i tyre fillestar. Konfliktet kanë aspekte të dukshme dhe të padukshme. Sikurse një ajsberg, shumica e konfliktit mund të jetë i padukshëm, fshehur poshtë sipërfaqes. Natyrisht, kjo është pjesa më e rrezikshme.