Prof. As. Dr. Vangjel Kici: Pse korruptohen shqiptarët?

263
Sigal

 

  • – Vetëm nafta dhe gazi mund ta pasurojnë shumë shpejt shtetin dhe popullin tonë
  • – Pse kombet fqinje me Shqipërinë nuk kanë nxjerrë spiunë apo tradhëtarë në shërbim të kombit shqiptar?
  • – Pse kombi ynë historikisht ka nxjerrë spiunë apo tradhëtarë në shërbim të fqinjve?
  • – Fukarallëku bëri që jo pak prej nesh të korruptohen, të shiten dhe të blihen nga të huajt për pesë pará
  • – Korrupsioni nuk luftohet me llafe boshe, ai luftohet me rritjen e mirëqënies së popullit
  • – Politikanët tanë duke u zhytur në korrupsion nuk dalin dot nga zullumi i madh, ku janë futur
  • -Pas vitit 1990, korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur
  • – Ai vepron që nga zyrat e pushtetit të ulët lokal dhe deri tek zyrat e pushtetit qendror qeveritar.

Fjala korrupsion vjen nga anglishtja, që do të thotë ryshfetmarrje, mitosje, thyerje me pará. Përkufizim: Korrupsioni është sjellje e pandershme ose mashtruese nga ata që janë në pushtet, zakonisht përfshi ryshfetin.

Korrupsioni nuk luftohet me llafe boshe, siç janë këto: “Të luftojmë korrupsionin…” Ai luftohet me rritjen e mirëqënies së popullit.

Si ta rrisim sa më shpejt mirëqënien e popullit shqiptar, që të shpëtojmë sa më parë nga e keqja e madhe me emrin korrupsion? Bindja e autorit të këtij shkrimi është, se vetëm nafta dhe gazi mund ta pasurojnë shumë shpejt shtetin dhe popullin tonë. Ato mund ta rrisin shpejt mirëqënien. Kam parasysh “një naftë të madhe” Pse? Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë perspektiva shumë të mëdha për naftë dhe gaz, të ngjashme me Norvegjinë, Azerbajxhanin etj

Në botë, të gjitha kombet kanë pasur dhe kanë njerëz të korruptuar, por kombi ynë shqiptar historikisht ka pasur dhe ka jo pak njerëz të korruptuar, spiunë dhe deri tek njerëz të shitur tek të huajt. Një miku im më shkruante: “Çuditem, pse kombet fqinje me Shqipërinë nuk kanë nxjerrë spiunë apo tradhëtarë në shërbim të kombit shqiptar? Përkundrazi, pse kombi ynë historikisht ka nxjerrë spiunë apo tradhëtarë në shërbim të fqinjve? Janë aq shumë, sa nuk mund të llogariten….”

Lind pyetja: Cila është arsyeja, që kemi nxjerrë jo pak spiunë dhe tradhëtarë? E kemi në gjak spiunllëkun dhe tradhëtinë? Jo, nuk i kemi aspak në gjak. Populli ynë është fisnik. Arsyeja është se historikisht kombi ynë i vogël ka qenë i pushtuar nga të huajt, i shtypur, i grabitur, i varfëruar…. Populli ynë thotë: Fukarallëk-maskarallëk. Pra, fukarallëku bëri që jo pak prej nesh të korruptohen, të shiten dhe të blihen nga të huajt për pesë pará. Turku na korruptoi me anë të ryshfetit. Për shembull, Vrionasit e Beratit etj. u bënë shumë të pasur, sepse i shërbyen turkut, duke marrë si ryshfet shumë toka të Myzeqesë. Sot, duke qenë të varfër, jo pak prej nesh korruptohen (shiten, blihen) për pak pará, ose për favore të ndryshme. Këtë e dikton lufta e pandershme për një jetë personale dhe familjare më të mirë, paçka se është në dëm të shoqërisë, në dëm të popullit dhe të atdheut. Po pushtetarët tanë të pasur, pse janë të korruptuar? Sepse ata fillimisht ishin të varfër, dhe me anë të korrupsionit (ryshfetmarrjes, pandershmërisë etj.) u bënë të pasur. Tani ata nuk dalin dot nga zullumi i madh, ku janë futur….Ata duhen nxjerr nga ky zullum. Pas vitit 1990, korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur. Ai vepron që nga zyrat e pushtetit të ulët lokal dhe deri tek zyrat e pushtetit qendror qeveritar.

Popujt, që kanë mirëqënie, e kanë më pak të zhvilluar korrupsionin. Ky është një fakt i padiskutueshëm. Korrupsioni pothuajse nuk ekziston në shtetet e zhvilluara të Europës Qendrore dhe Veriore. Mirëqënia të bënë më të sjellshëm, më të zhvilluar, më të edukuar dhe të kulturuar, më të disiplinuar, më krenar dhe atdhedashës….Kush është shumë i varfër nuk mendon fare për këto gjëra. Ai e ka mendjen tek sigurimi i bukës për familjen, sigurimi i veshjes, çatisë mbi kokë etj.

Pra, korrupsioni nuk luftohet me llafe boshe, siç janë këto: “Të luftojmë korrupsionin…” Ai luftohet me rritjen e mirëqënies së popullit. Mirëqënia sjell zhvillim të gjithanshëm. Çelësi, për zhdukjen e korrupsionit, ose pakësimin e tij në maksimum, është mirëqënia.

Si ta rrisim sa më shpejt mirëqënien e popullit shqiptar, që të shpëtojmë sa më parë nga e keqja e madhe me emrin korrupsion? Për këtë mund të ketë mendime të ndryshme, por bindja e autorit të këtij shkrimi është, se vetëm nafta dhe gazi mund ta pasurojnë shumë shpejt shtetin dhe popullin tonë. Ato mund ta rrisin shpejt mirëqënien. Kam parasysh “një naftë të madhe” Pse? Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë perspektiva shumë të mëdha për naftë dhe gaz, të ngjashme me Norvegjinë, Azerbajxhanin etj. Norvegjia është shembull konkret, se si me anë të zhvillimit të sektorit shtetëror të naftës mund të pasurohet shumë shpejt shteti dhe populli. Të marrim shembull prej saj. Ne mendojmë se tani na mungojnë specialistët e naftës, por në fillim edhe Norvegjia nuk kishte specialistë për naftën, Ajo i përgatiti shumë shpejt specialistët. Ashtu të veprojmë edhe ne.

Prandaj, çfarë duhet bërë?

Duhet shtetëzuar (nacionalizuar, kombëtarizuar) nafta, gazi dhe minierat. Por shtetëzimin e naftës etj. e pengojnë të huajt dhe qeveritarët tanë të korruptuar, sepse është kundër interesave të tyre grabitqare. Prandaj, për këtë duhet të jemi të përgatitur mirë. Pas shtetëzimit, investimet kryesore duhen bërë në sektorin shtetëror të naftës. Në këtë sektor duhet të vihen në punë edhe paratë e popullit. Kërkimet dhe shfrytëzimin e naftës dhe të gazit etj. duhet t’i bëjnë vet shqiptarët. Kështu mund të shpëtojmë nga e keqja e madhe, e quajtur korrupsion. Nuk shoh rrugë tjetër për shpëtim. Provat e tjera, siç janë zhvillimi i turizmit dhe agroturizmit etj., janë vetëm mashtrime.

Si dua ta shohë Shqipërinë?

Dua ta shohë një vend të zhvilluar në çdo drejtim: Në bujqësi, industri, shëndetësi, arsim, kulturë, art, shkencë, teknikë, sport etj.

Dua ta shohë të pastër tokën, lumin, liqenin, detin dhe ajrin. Popullin të jetë i shëndetshëm.

Dua ta shohë që toka, nëntoka, deti dhe ajri të jenë pasuri vetëm e kombit shqiptar.

Dua ta shohë një shtet me ligje dhe drejtësi, ku të gjithë shqiptarët të jetojnë të lumtur.

Dua ta shohë Republikë Parlamentare me dy Dhoma: Dhoma e Përfaqësuesve të Popullit dhe Dhoma e Senatit.

Dua ta shohë me qeveri, që punon për popullin shqiptar, dhe jo për vete dhe të huajt.

Dua ta shohë një vend me mbrojtje vetjake, shtetësi dhe pavarësi të sigurtë.

Kjo Shqipëri do të shërbejë si forcë tërheqëse për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

A mund të realizohen të gjitha këto?

PO, sepse vendi ynë është shumë i pasur me burime natyrore, por duhet ndryshim rrënjësor në politikë. Këtë ndryshim e ka në dorë vetë populli shqiptar.

Pasuritë e Shqipërisë nuk janë vetëm fjalë boshe, por të bazuara me fakte dhe shkencë. Atëhere lind pyetja: Pse jemi kaq të varfër?

Përgjigja është: Sepse jemi të keqqeverisur.

Çfarë duhet bërë në ekonomi?

1 – Të zhvillohet bujqësia. Të bashkohen tokat e fshatit dhe të krijohen fermat private të fshatarëve, të shkëputura nga shteti. Të riparohen kanalet ujitës dhe kulluese. Të mekanizohet bujqësia. Të pyllëzohet vendi, sidomos malet. Shteti të ndihmojë me kredi.

2 – Të shtetëzohen (nacionalizohen) nafta, gazi dhe minierat.

Në Shqipërinë Perëndimore le të zhvillohet bujqësia, nafta dhe turizmi bregdetar.