Prof. Ago Nezha: Sot në Akademinë e Shkencave festohet 31-vjetori i krijimit të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit”

180
Sigal

Sot në Akademinë e Shkencave do festohet 31-vjetori i kirjimit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria” , “nderi i Kombit. Në këtë 31-vjetor Shoqata vjen më e konsoliduar se kurrë me një sërë veprimtarish brenda dhe jashtë Atdheut. Në këtë aktivittet do marrin pjesë, Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Skënder Gjinushi. Ambasadori i Kosovës z. Skënder Durmishi, Rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka, deputetë, Kryetarë të Bashkive, profesorë, artistë dhe Personalitete të Shquara të Labërisë, organizatata dhe Shoqata homologe.

Duke pasur parasysh ata që kanë kofirmuar pjesëmmarjen mund të themi me plot gojën se kjo s’është më Shoqata “Labëria”, por “Shoqata Shqipëria”.

Për Labërinë mund të përmendim thëniet e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë:

  • S. Noli: “ Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria”. “Kur të vdes të më përcillni me këngë Labe”
  • Akademiku  Rexhep Qosja:, “Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”.


Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria.

Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë Shqipëria etnike.

Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare.

  • Shkrimtari i shquar Dritëro Agolli, ka thënë: Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha: “Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: “Trimëria, Patriotizma dhe Kultura”. Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: “Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndien këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria”, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar”.
  • Kleriku Shtjefën Gjeçovi në 1920, shkoi dhe luftoi përkrah vlonjatëve. I mrekulluar nga patriotizmi vendas, i shkruante Kryepeshkopit të Shkodrës: “Imzot kur të vij në Shkodër do t’ju bëj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, fal pasurinë, djeg shtëpinë dhe jep fëmijën”.
  • Artisti i madh Agim Krajka, në një tubim në Amerikë, është shprehur se: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria”.
  • Ndërsa antishqiptari i tërbuar Napolon Zerva, ka thënë: “ Le të ketë një çik Shqipëri, po të mos ketë Labëri”. Sipas Kryetarit të Shoqatës Prof. Dr. Ago Nezha:

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria ka arritur të afirmojë identitetin e saj kombëtar, duke kryer veprimtari patriotiko-kulturore, që kanë shënjuar arritje të dukshme, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë kufijve shtetëror,si në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi. Veprimtaritë e saj të vazhdueshme, kanë kulmuar me denoncimin e marrëveshjes famëkeqe të detit që ne morëm firmat e 67 shoqatave homologe dhe sensibilizuam opinionin mbarëkombëtar, që ka mbetur ende një çështje pezull, ku edhe sot s’ka gjetur zgjidhjen e duhur, për koniunktura politike. Një tjetër veprimtari e rëndësishme ka qenë, takimi në Prishtinë, për problemet e ruajtjes së gjuhës dhe emrave, një dukuri kjo që është bërë shqetësuese te emigrantët tanë kudo në botë, si dhe takimi në Preshevë me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, etj. Po kaq të mprehta dhe atakuese nga ana jonë si shoqatë, kanë qenë çështjet e kufijve në veri të vendit, krijimi i asosacioneve serbe në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe vetëdeklarimi i kombësisë sipas etnisë dhe fesë dhe krijimi artificial i minoriteteve në vendin tonë”.  Kryetar Nderi i Shoqatës është Akademiku Rexhep Qosja i cili në pamundësi për të ardhur ka dërguar dhe përshëndetjen e rastit…