Sherr me kushërinjve në Kamëz, 4 të plagosur mes tyre edhe një 15-vjeçar

128
Sigal

KAMËZ– Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore, në lagjen nr. 6.

Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.