Procedohet nëna në Devoll, braktisi 2 fëmijët e saj

28
Sigal

Policia në Devoll ka proceduar në gjendje të lirë një 37-vjeçare në fshatin Plasë. Mësohet se B.F ka braktisur dy fëmijët e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.