Mëngjesi i ëmbël mund të ndikojë në mënyrën se si e sheh veten

23
Sigal

Mëngjesi nuk quhet pa arsye vakti më i rëndësishëm, por bashkë me të ka rëndësi edhe çfarë konsumon. Çfarë ha esëll mund të ndikojë në procesimin psikologjik që i bën fytyrës dhe pamjes tënde të jashtme.

Sipas një studimi të Universitetit të Montpellier, u identifikua se një nga zakonet që duhet të shmangësh në mëngjes është të kesh trupin në sheqer. Arsyeja është e thjeshtë, tretja e menjëhershme e glukozës në metabolizëm shkakton ënjtje dhe të bën automatikisht më pak tërheqës/e.

Mëngjesi i ëmbël mund të ndikojë në

NETFLIX

Studimi u krye mbi 104 subjekte në Francë, 53 burra dhe 51 gra, të ndarë në dy grupe. Gratë konsumuan mëngjesin tipik me briosh, bukë, reçel dhe lëng portokallo ose molle. Niveli i sheqerit në gjak u rrit shumë.

Grupi i burrave shijuan mëngjes pa sheqer me ushqime të zgjedhura. Hëngrën vetëm një frut dhe pinë çaj ose kafe pa sheqer. Për të verifikuar efektin vizual që kishte ushqimi ata u fotografuan para se të hanin dhe 2 orë më pas.

Rezultati zbuloi se personat që kishin ngrënë sheqer ishin më të fryrë në fytyrë dhe fytyra ishte më e lodhur në pamje. Ndërsa për të tjerët, fytyra ishte më e mbledhur dhe e tonifikuar.