Censusi i pelikanit kaçurrel: Rrjet mbrojtës përgjatë Prespës nga 3 shtete

260
Sigal

Parku Kombëtar i Prespës krahas resurseve që ka në florë dhe faunë çka e bën një prej parqeve më të vizituar nga të huajt një tjetër atraksion të veçantë ka edhe praninë e Pelikanit Kaçurrel.

Ky shpend i veçantë rezulton të jetë mjaft i dashur edhe për banorët e zonës të cilët më së shumti kanë zgjedhur ta mbrojnë atë dhe të mos e gjuajnë asnjëherë. Ky fakt pohohet edhe nga Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë.

Për të parë ecurinë e këtij shpendi si dhe shtrirjen e tij prej dy vitesh zhvillohet censusi ose numërimi i tij në tre shtete njëkohësisht që lagen nga liqenet e Prespës që janë Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Fakti që Pelikani Kaçurrel ka një përqendrim të madh në liqenin e Prespës në këtë zonë është emërtuar edhe një shteg turistik me emrin shtegu i Pelikanëve, pasi përgjatë ecjes në të ke mundësi të shohësh me dhjetëra pelikanë.