Manchester United gati të bëjë “çmendurinë” për yllin e Real Madrid-it

68
Sigal

Manchester United është duke përgatitur një ofertë deri në 40 milionë paund për mbrojtësin e Realit, Rafael Varan, në merkaton e verës.

Sipas “Mirror”, Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë qendërmbrojtësin francez, të cilin e shikon si partnerin ideal të kapitenit Harry Megurie në qendër të mbrojtjes. “Djajtë” po vuajnë në mbrojtje pas dëmtimit të Meguajërit në kavilje dhe të enjten pësuan 4 gola në “Old Trafford” në ndeshjen kundër Liverpool.

28-vjeçari Varan ka edhe një vit kontratë në “Bernabeu”, por ai mund të kërkojë një aventurë të re. Dhe ekipi i “djajve” ia ofron këtë mundësi. Anglezët ishin të interesuar për ta transferuar edhe gjatë verës së shkuar.