Prishtinë/ Ministrja Shahini zhvillon takim me homologun e saj, Ramë Likaj

326
Sigal

Ditën e sotme në Prishtinë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Ramë Likaj. Gjatë takimit, të dy ministrat kanë biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij. Në postimin e saj në “facebook”, Ministrja Shahini nënvizon se “për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor”.

“Na pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ja dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë”, shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.