Presidenti Meta takohet me Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit

267
Sigal

Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

Shpreha mirënjohje për vëmëndjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar. 🇦🇱🤝🇰🇼

Mostra meno