Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryetares së njësisë bashkiake nr. 6, Luzhiana Abazaj

702
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në “Muzeun Kombëtar” në nderim dhe respekt të ish-anëtares së kryesisë së LSI-së dhe ish-kryetares së njësisë bashkiake nr. 6, Luzhiana Abazaj.
Presidenti i Republikës pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, u shprehu ngushëllimet familjarëve duke lënë dhe një shënim në Librin e Zisë.

“Sigurisht që edhe për mua është një moment tepër i dhimbshëm dhe pikëllues, ashtu sikurse është edhe për qindra e mijëra të tjerë dhe shumë më tepër kudo dhe që e kanë njohur Luzhjanën. Për mua do të mbetet gjithmonë siç e kam njohur 26 vite më parë, studentja e mjekësisë, plot ëndrra dhe plot guxim për t’i realizuar ato. Do të mbetet një model i atyre vajzave të guximshme të cilat shikojnë përtej botës dhe familjes së tyre, të cilat jetojnë me shqetësimet e shoqërisë edhe luftojnë kundër padrejtësive me guxim dhe natyrisht që njerëz të tillë me kontribute, pa dyshim që meritojnë këtë respekt, këtë dashuri dhe këtë mirënjohje,” – deklaroi Presidenti Meta para mediave të panishme.
Sigal