Presidenti Meta shpreh mirënjohje për Italinë

314
Presidenti Meta në një postim në rrjetin social facebook, ka shprehur mirënjohje për shtetin Italian në kuadër të takimit me ministrin e jashtëm Luigi di Maio.
Ja postimi i plotë :
” Një takim i ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Italia, si dhe shpreha mirënjohjen e thellë për asistencën dhe ndihmat bujare ndër vite, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe përballimin e COVID-19.
E falenderova për rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë ka përpara shumë sfida deri në përmbushjen e të gjitha kushteve të domosdoshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Urë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali.”
Sigal