LSI Durrës denoncon katastrofat mjedisore në portet e qytetit

334
Nëpërmjet një komunikimi në rrjetin social facebook, LSI Durrës ka denoncuar ndotjet në portet e Durrësit që janë kthyer në një problem të madh mjedisor.
Ja postimi i plotë :
Ndotja në portet e Durrësit ka shkaktuar një emergjencë mjedisore, si me hedhjen e inerteve ashtu edhe me derdhjen e naftës.
Në këto porte, ai i Durrësit dhe Porto Romanos, nën hundën e Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëhen shkelje ligjore. Anijet bëjnë restaurime pa lejen e Kapitenit të Përgjithshëm dhe Kapitenit të portit Durrës.
Kontrollet portuale heshtin kur ndotja është prezente. Madje në Portin e Porto Romanos dhe atë të Durrësit gjenden prezenca të naftës dhe substanca të tjera. Mjafton të shihet kalata lindore dhe vërejm mosfunksionimin e shtetit.
Prokuroria të ndjekë këtë krim mjedisor dhe të verë përpara drejtësisë shkelësit.
Bahri Shaqiri
LSI Durrës
Sigal