Presidenti Meta priti në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn

595
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn.

Në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e susksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.