Ekstradohet trafikanti i drogës i dënuar me 7 vite burg. Emri

560
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një person të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar: Gentjan Ruli, 41 vjeç, lindur në Sarandë, njofton sot policia.

Ruli është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën/Greqi ralizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të 41-vjeçarit.
Sigal