Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli

451
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta e falenderoi z.Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Z.Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.