Av. Ndue Pjetra: Populli  po e kupton gjithnjë e më shumë se shteti nuk është më mbrojtësi i tij, por një instrument që mbron të fortët dhe ndëshkon të dobëtit

Shtatë vite pa drejtësi ku drejtësia e kapur  po e çon popullin drejt vetëgjyqësisë

– Në vend që të kemi institucione të forta, kemi pasur drejtues të emëruar politikisht.

Sigal

– Një vend ku drejtësia ka rënë, s’ka më shtet – ka vetëm frikë dhe pabarazi

-Sot, pas shtatë vitesh, Shqipëria nuk ka drejtësi — ka një sistem të bllokuar, një drejtësi të kapur dhe një popull të lodhur

– Në vend të pastrimit, po  ndodh kapja; në vend të meritës, triumfon servilizmi; në vend të pavarësisë, mbizotëron frika.

– Në vend që gjykatat të ishin strehë për qytetarin, ato u kthyen në labirinte ku drejtësia humbet rrugën nëpër zyrat e prokurorëve dhe sekretarëve

– Sot drejtësia është e shpejtë për të pushtetshmit – pritje pafund për qytetarët

Në Shqipëri sot ka dy sisteme drejtësie:
Njërin për politikanët, prokurorët dhe njerëzit pranë pushtetit dhe tjetri për qytetarin e zakonshëm që pret me dekada një vendim që kurrë nuk vjen

– Nga reforma në paralizë: 60 mijë çështje të mbetura në errësirë

– Përfundim: Drejtësia që nuk reformohet nga brenda, do rrëzohet nga populli

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Tirana u trondit këtë të hënë nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në një proces për prona. Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi 30 vjeç, sapo gjyqtari mori vendim kundër xhaxhait të tij. Autori qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas krimit, i riu iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës. Mister se si u thye siguria e gjykatës duke u futur brenda një person i armatosur.

Por sot, pas shtatë vitesh, Shqipëria nuk ka drejtësi — ka një sistem të bllokuar, një drejtësi të kapur dhe një popull të lodhur, që po e kupton gjithnjë e më shumë se shteti nuk është më mbrojtësi i tij, por një instrument që mbron të fortët dhe ndëshkon të dobëtit.


Ngjarja

Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh. Ai e mbante armën pranë vetes. Rreth orës 15:40 kur sapo në sallë u shpall vendimi kundër xhaxhait të tij, Elvis Shkambi 30 vjeç nga Shkodra nxori një armë të cilën e kishte pasur me vete gjatë gjithë seancës të nisur prej orës 14:00 në Gjykatën e Apelit.

. Autori e mbushi armën me plumba brenda në gjykatë. Autori ka pranuar krimin. Në vendngjarje shkuan edhe dy prokurorë të SPAK.

-Një ngjarje e rëndë dhe e pa precedent. Një vrasje me armë në sallën e gjyqit. Një vetgjyqësi që i kalon kufijtë e të arsyetuarit dhe gjykimit normal. Një vrasje brenda në sallën e gjyqit, në sallën e sistemit të drejtësisë. Si do ta komentoni këtë ngjarje kaq makabre si nëpër filma?

Thjesht, një vend ku drejtësia ka rënë, s’ka më shtet; ka vetëm frikë dhe pabarazi.
Shtatë vite kanë kaluar që nga nisja e asaj që u quajt “Reforma në Drejtësi”, një proces që duhej të pastronte sistemin dhe t’i jepte qytetarëve shpresë. Por sot, pas shtatë vitesh, Shqipëria nuk ka drejtësi ka një sistem të bllokuar, një drejtësi të kapur dhe një popull të lodhur, që po e kupton gjithnjë e më shumë se shteti nuk është më mbrojtësi i tij, por një instrument që mbron të fortët dhe ndëshkon të dobëtit.
Në vend të pastrimit, po ndodh kapja; në vend të meritës, triumfon servilizmi; në vend të pavarësisë, mbizotëron frika. Në vend që gjykatat të ishin strehë për qytetarin, ato u kthyen në labirinte ku drejtësia humbet rrugën nëpër zyrat e prokurorëve dhe sekretarëve që punojnë sipas urdhrit të shefave.

Drejtësia e shpejtë për të pushtetshmit – pritje pafund për qytetarët

Në Shqipëri sot ka dy sisteme drejtësie:
Njërin për politikanët, prokurorët dhe njerëzit pranë pushtetit që marrin vendime për çështjet e tyre brenda një apo dy vitesh; dhe tjetrin për qytetarin e zakonshëm; që pret me dekada një vendim, që kurrë nuk vjen. Dosjet e njerëzve të thjeshtë janë bërë si stivë letre nëpër rafte, pluhurosen dhe asnjë nuk i hap, ndërsa kur bëhet fjalë për ndonjë politikan, biznesmen, apo të afërm të pushtetit, çdo gjykatë funksionon me “prioritet të posaçëm”.
Asnjë vendim që prek politikanë, prokurorë apo familjarë të tyre nuk është në pritje. Të gjitha janë në dorë, të gjitha kanë prioritet, të gjitha marrin rrugë.
Ky është kulmi i pabarazisë ligjore, dhe kush mendon se populli nuk e sheh, gabohet.
Populli sheh, mban mend, duron, por edhe durimi ka një kufi.

Aktualisht, mbi 60 mijë çështje gjenden në pritje në gjykatat shqiptare. Dhjetëra mijëra familje, biznese, qytetarë, që kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa jeta e tyre është pezull, pronat e tyre janë të bllokuara, liritë e tyre të kufizuara.

Kur drejtësia luan me fatin e njerëzve, ajo nuk është më drejtësi – është krim

Në çdo ditë pune, në çdo sallë gjyqi, ndodh një padrejtësi. Një prokuror që mban pa prova një njeri në burg, një gjyqtar që vonon një vendim për vite, një sekretar që fsheh dosje, një sistem që trajton qytetarin si “armiku i shtetit”.
Në Sarandë, një prokuror i thotë të arrestuarit në sy:
“Do të të mbaj pa prova, sepse ke marrë atë avokat që nuk e do prokuroria.”
Kjo nuk është vetëm arrogancë; është degjenerim moral i shtetit.
Kur një prokuror guxon ta thotë një frazë të tillë, kjo do të thotë se ai ndjehet i paprekshëm, se sistemi nuk e ndëshkon, por e shpërblen për nënshtrimin ndaj pushtetit.
Drejtësia nuk mund të jetë e ndarë në “miq dhe armiq”.
Drejtësia që nuk mbron të pafuqishmin, është bashkëfajtore me krimin.
Dhe kur qytetari e kupton se nuk ka ku të trokasë, ai kthehet në vetëgjyqtar. Kjo është pika më e rrezikshme ku mund të arrijë një shoqëri.

Dosjet e njerëzve të thjeshtë janë bërë si stivë letre nëpër rafte, pluhurosen dhe asnjë nuk i hap, ndërsa kur bëhet fjalë për ndonjë politikan, biznesmen apo të afërm të pushtetit, çdo gjykatë funksionon me “prioritet të posaçëm”.
Asnjë vendim që prek politikanë, prokurorë apo familjarë të tyre nuk është në pritje të gjitha janë në dorë, të gjitha kanë prioritet, të gjitha marrin rrugë.

Nga reforma në paralizë: 60 mijë çështje të mbetura në errësirë

Aktualisht, mbi 60 mijë çështje gjenden në pritje në gjykatat shqiptare. Dhjetëra mijëra familje, biznese, qytetarë, që kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa jeta e tyre është pezull, pronat e tyre janë të bllokuara, liritë e tyre të kufizuara.
Kjo është katastrofë kombëtare.
Askush nuk merr përgjegjësi. KLGJ justifikohet me mungesë gjyqtarësh, KLP me procedura, ndërsa populli me jetën në duar pret drejtësi që nuk vjen.
Ne në SHAASH kemi propozuar një zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme:
Institucionet të përzgjedhin nga radhët e avokatisë rreth 150 gjyqtarë me mandat trevjeçar, që të zhbllokojnë gjykatat dhe të rikthejnë funksionimin normal të sistemit.
Avokatët kanë eksperiencën, përgatitjen dhe etikën për ta bërë këtë tranzicion të mundshëm.
Nëse kemi gjykata të bllokuara dhe qytetarë të dëshpëruar, kjo nuk është më çështje organizimi është krizë kombëtare e drejtësisë.


Pra shtatë vite pa drejtësi janë shtatë vite dhimbje për qytetarin shqiptar!

Në këto shtatë vite, drejtësia nuk ka pastruar asgjë. Ka shkatërruar besimin.
Në vend që të kemi institucione të forta, kemi pasur drejtues të emëruar politikisht.
Në vend të meritokracisë, kemi klientelizëm. Në vend të llogaridhënies, kemi heshtje dhe arrogancë.
Populli është lodhur nga pritja, nga padrejtësitë, nga vonesat, nga shpërfillja.
Nuk duhen më konferenca për “integritetin institucional”. Duhet veprim, duhet drejtësi reale.

Koha për një drejtësi të re – jo në letra, por në ndërgjegje

SHAASH i bën thirrje të gjitha institucioneve, nga KLGJ e KLP deri te Ministria e Drejtësisë, të reflektojnë. Nuk mund të ketë më prokurorë, që mendojnë se janë mbi ligjin.
Nuk mund të ketë më gjyqtarë që japin vendime për interesa politike, apo ekonomike.
Nuk mund të ketë më një drejtësi që mban njerëz në burg pa prova, ndërsa i fal kriminelët, që janë miq të pushtetit.
Nëse duam vërtet të shmangim tragjeditë si ajo e fundit, gjyqtarët duhet të sillen si gjyqtarë, të pavarur, njerëzorë dhe të ndërgjegjshëm për pasojat e çdo vendimi që marrin.
Drejtësia nuk është thjesht profesion; është përgjegjësi për jetën e të tjerëve.

Përfundim: Drejtësia që nuk reformohet nga brenda, do rrëzohet nga populli.

Nëse sistemi vazhdon kështu, do vijë dita kur populli nuk do kërkojë më drejtësi në gjykatë, por në rrugë.
Dhe atëherë, askush nuk do ketë më kontroll mbi pasojat.
Është koha që gjyqtarët dhe prokurorët të kujtojnë se drejtësia nuk është karrige, por mision.

SHAASH do të vazhdojë të flasë me zë të lartë, të kërkojë përgjegjësi dhe të propozojë zgjidhje. Sepse pa drejtësi, nuk ka paqe, nuk ka besim, nuk ka shtet.

Reforma në Drejtësi

Më 22 korrik të vitit 2016, Kuvendi i hapi rrugë miratimit të reformës dhe 140 deputetë votuan pro ndryshimeve kushtetuese, që kishin për qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë. Pak kohë pasi reforma hyri në fuqi, u ngritën edhe institucionet kryesore.

Në këtë kuadër, u ngritën edhe dy institucionet më të rëndësishme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ose siç quhen ndryshe organet e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Reforma u mundësua nga investimi i jashtëzakonshëm i SHBA dhe BE-së, ajo krijoi institucionin e vettingut dhe ndryshoi së bashku me Kushtetutën edhe më shumë se 25 ligje organike ose të thjeshta.

Reforma parashikoi krijimin e dy institucioneve të reja të hetimit dhe prokurorisë: Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilat janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm.

Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet pranë gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH raporton vetëm tek Prokuroria e Posaçme. Prokurorët e prokurorisë së posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe shërbejnë për një mandat 9 vjeçar.

*Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë (SHAASH)